English

Botërori/ Argjentina fiton 1-0 me Nigerinë, Koreja e Jugut mund 2-0 Greqinë

Johanesburg, 12 Qershor, NOA - Argjentina mposhti Nigerinë me rezultatin 1-0, ndërsa Koreja e Jugut mundi Greqinë me dy gola, duke shënuar kështu që të dyja dy fitoret e para në grupin B të kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Diego Armando Maradona, duket se nuk i ka kënaqur edhe aq tifozët e saj, megjithë fitoren.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për skuadrën greke, tifozët e së cilës kanë mbetur të zhgënjyer nga loja e dobët e lojtarëve të tyre përfaqësues.

Ashtu si 6 vjet më parë në Botërorin aziatik, ekipi i Argjentinës e nis me një fitore minimale me Nigerinë, ndërsa në grup ka Korenë e Jugut dhe Greqinë, të cilat i ka cilësuar si lehtësisht të mundshme prej saj.

Por futbollit asnjëherë nuk i dihet ...

n.e/NOA

KOMENTE