Uashington, 12 Qershor, NOA - Xhorxh Bush shfaqet sërish, më i vjetër në dukje, por me një dëshirë të madhe për të lënë botën që është jashtë, duke iu kushtuar asaj të qetë, që po kalon tashmë në pension.
Ish-presidenti i SHBA i është kthyer popullit të tij me një mesazh video në faqen e tij në Facebook, ku thekson se pensioni nuk qenka dhe aq keq sa ç’mund të mendohet.
Bush e ka hapur profilin e tij duke njoftuar se ka mbetur aktiv, se kishte vizituar 20 shtete e ka mbajtur 65 fjalime.Ai shpjegon më pas përmes botës së internetit se nuk e ka mbyllur ende me politikën.
{youtube}iKCfAR21goA{/youtube}
"Ju faleminderit”, u është drejtuar 64-vjeçari admiruesve të tij në Facebook.
“Unë jam i kënaqur t’ju njoftoj se unë dhe Laura jemi të lumtur dhe shëndoshë e mirë, këtu në shtëpinë e Teksasit të madh”, shkruan ai.
Ndërkohë Bush e përdor faqen e tij me kufi dhe jo si politikanët e tjerë kryesorë në SHBA, si përshembull ish-guvernatori i Alaskës, i cili e ka përdorur sistematikisht profilin e tij si një platformë për të komunikuar aktivitetet e tij politike, ose si Presidenti Barak Obama, i cili ka ndërkohë gati 9.000.000 fansa në Facebook.
Faqja e Bushit në Facebook, tani ka vetëm dy foto dhe një biografi tepër të hollë.
n.e/NOA