Uashington, 12 Qershor, NOA – Në Gjirin e Meksikës ka ndodhur vërtet një fatkeqësi, por jo për të gjithë, pasi ka njerëz që nga 1 mijë dollarë që fitonin më parë në muaj prej saj, po fitojnë 1 mijë dollarë në ditë.
"Unë fitoj më shumë se 1 mijë dollarë në ditë, edhe në qoftë se rraskapitem në punë, mund të fitoj edhe më shumë”, tha një peshkatar lidhur me situatën, në fjalë, duke e shpjeguar me faktin se ngaqë tani është më e vështirë të gjendet peshk i pastër në këtë zonë, atë e paguajnë më shumë sepse ai di pikërisht se ku ta gjejë atë, edhe pse me shumë stërmundime.
"Sigurisht, peshkimi do të jetë i pamundur për një kohë të gjatë, unë mendoj për vite me radhë, por kjo punë është duke ndryshuar jetën time", thotë ai
Ka nga ata që mbeten në ujë edhe 12-15 orë në ditë, ndërsa janë duke përfituar shpërblime të paimagjinueshme për ata që bëjnë punën e tyre të peshkimit.
Ndërkaq, për mjedisin dhe komunitetin, megjithatë, humbja e naftës në det, do të rezultojë në një çmim të lartë.
n.e/NOA