Ekon - Kina Hedh Poshtë Akuzat E Shba-Së Për Këmbimin E Juanit
PEKIN, 12 qershor /ATSH-AFP/ - Kina mbështeti sot përqindjen e këmbimit të monedhës së saj, juanit duke theksuar se pretendimet amerikane përsa i përket ndikimit negativ të kësaj përqindjeje në industrinë amerikane janë të pabaza.
SHBA-ja akuzon Kinën për mbajtje të juanit nën vlerën e caktuar me qëllim për të pasur eksporte më të lira që sjellin papunësi dhe shkaktojnë mbylljen e uzinave në SHBA, duke rritur kështu deficitin tregtar.
Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Yao Jian paralajmëroi sot SHBA-në kundër marrjes së masave tregtare për t'i bërë presion Pekinit duke theksuar se të tilla masa do të ishin në kundërshtim me rregulat e tregtisë ndërkombëtare.
"Organizata Botërore e Tregtisë zgjidh politikat tregtare dhe jo ato politiko-financiare apo të këmbimit'', nënvizoi ai./
/ec/ a.jor.