English

Ekon - Merkel: Volumi I Ekonomisë Gjermane Në Vitet 2012-13 I Njëjtë Me Atë Të 2008-S

BERLIN, 12 qershor /ATSH-MIA/ - Ekonomia e Gjermanisë, nëse ka fat, në periudhën mes viteve 2012 dhe 2013 do të kthehet në nivelin e vitit 2008, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo theksoi se viti 2010 konsiderohej ende vit krize, ndërkohë që një euro e qëndrueshme ka ndihmuar ekonominë gjermane që është më e madhja në Evropë. Duke theksuar se për të nuk ekziston alternativë për masat për konsolidim buxhetor dhe reformat strukturore, Merkel paralajmëroi se financat publike solide duhet të kombinohen me një strategji të qartë për rritje ekonomike. Të hënën, koalicioni qeveritar gjerman kontraktoi një paketë për zvogëlimin e shpenzimeve buxhetore dhe rritjen e tatimeve, me qëllim që deri në vitin 2013 ta sjellë deficitin strukturor në kuadër të limitit të BE-së. Këto masa, të cilat konsiderohen si më të rreptat në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore, kanë për qëllim që vitin e ardhshëm të realizohet një kursim prej 11,2 miliardë euro dhe të zvogëlohet deficiti buxhetor për të cilin pritet që në vitin 2010 të tejkalojë pesë për qind nga Prodhimi i Brendshëm Bruto./ a.jor.
KOMENTE