Uashington, 12 Qershor, NOA - Presidenti iKosovës, Fatmir Sejdiu, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se Kosovaka shënuar përparime të mëdha që nga hyrja e forcave të NATO-s në qershor tëvitit 1999.
Por, në rrugën e shtet ndërtimit, thotë ai, kaende punë për të bërë, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit.
ZotiPresident. Kosova po shënon 11 vjetorin e çlirimit, përkatësisht 11vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s me çka ju dha fund luftës gati dyvjeçarenë Kosovë. Po t’i hidhni një vështrim kësaj periudhe, si do t’i vlerësonitzhvillimet e këtyre 11 viteve.
Unë them se janë 11 vjet të një investimi tëmadh për Kosovën dhe paralelisht mund të them se ka qenë ndërhyrja më erëndësishme që është bërë, paqësore në historinë e aleancës veri atlantike, poredhe të intervenimit ndërkombëtarë për të shporuar një popull nga zhbërja. Dhethem, paralelisht një investim shumë i rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëmtë Kosovës, duke u nisur nga ajo që ka qenë qëllim themelor në rindërtimin ejetës, të institucioneve demokratike dhe deri tek pjesët tjera që kanë të bëjnëme procese të mëdha, të cilat i ka kapërcyer Kosova më vonë, praktikisht meshpalljen e pavarësimit të vendit në koordinim me gjithë mbështetësit e Kosovësdhe në dëshmimin e saj si shtet sovran dhe i pavarur. Natyrisht se objektivithemelor i yni është arrit, por në këtë pjesë të objektivit ka edhe shumëçështje tjera që kanë të bëjnë me pritjet e qytetarëve të vendit. Unë them sekemi hapësirë të punojmë më tepër. Ka hapësirë që institucionet e Kosovës tëdëshmojnë energji edhe më të shumtë në këtë drejtim. Ka hapësirë që realisht tëbëhen investime prioritare ne fushat që janë në fikus të veçantë në kuptiminmbështetjes ndërkombëtare, por mendoj se edhe shumë fusha të tjera të që janëtë domosdoshme dhe këtu do të veçoja posaçërisht çështjen e sundimit të ligjitdhe sigurisë.
ZotiPresident, kur jemi tek sundimi i ligjit, kohëve të fundit ka pasur shumëdebate rreth hetimeve që kanë filluar nga ana e Misionit të BE-së për policinëdhe drejtësinë, lidhur me dyshimet për përfshirje të mundshme të zyrtarëve tëlartë në korrupsion. Si i shihni këto zhvillime?
Unë besoj në një projekt që është projekt qëështë projekt edhe them i ndjenjës së brendshme por natyrisht edhe imbështetjes ndërkombëtare dhe besoj po ashtu se pikërisht kjo qasje e filluarqë të ketë adresimet drejtpërdrejta, natyrisht gjithmonë me argumente, tëshkojë deri në fund. Dhe është me rëndësi që te qytetarët e Kosovës ekzistonnjë ndjenjë e shqetësimit se a ka patur nevojë Kosova të vije deri në këtëkohë, apo deri në këto momente kur flitet për fenomenin e korrupsionit, apo tësjelljeve të tjera devijonte. Nuk jam nga njerëzit që jap adresë tëdrejtpërdrejtë se është ky apo ai person, i cili është marrë me, apo i ka zënëstrehë në vokacionin e tij edhe korrupsioni apo shkelja e ligjitdrejtpërdrejtë. Por jam megjithatë, që për secilin të bëhet hulumtimi i mirëdhe kërkush nuk është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë alfa dhe omega epërcaktimit të themi të masës dhe veprimit të shtetit në respektim të plotë ngasecili bartës apo përgjegjës në institucionet e vendit, qoftë të themi tënivelit më të lartë por edhe nivele të tjera. Unë them se është një punë endjeshme që pret institucionet e vendit, në radhë të parë sistemin prokurorialdhe gjyqësorë që janë segment i ndarë i veprimit të shtetit, apo pushtet indarë dhe e mira e të mirës është që politika të mos ndërhyje asnjëherë nëpunën e tyre, sikur që edhe ato vet të mos jenë të politizuara. Dhe në tënjëjtën kohë them se është e nevojshme një mbështetje e fuqishme siç është edhee filluar edhe nga EULEX-i me komponentin e tij mbështetëse për dy fushat përçka edhe është prezent në Kosovë.
ZotiPresident. Është thënë se arrestimet e mundshme lidhur me korrupsionin mund tadestabilizojnë skenën politike në vend. A mendoni se kjo është e mundur?
Unë them se kur sillen argumentet për secilinrast dhe ato duhet të sillen, sepse nuk jemi në kohën dhe nuk duhet të vijëasnjëherë koha që njerëzit të ndiqen pa argumente dhe të ketë fushatë politikendaj njerëzve. Por kur të qitet argumenti në tavolinë për secilin se mund tëketë shkelë ligjin, apo ka shkelë ligjin, secili do ta kuptojë mirë. Unës’besoj se një arsye, apo një njeri i arsyes së shëndoshë dhe mendjes sëshëndoshë në Kosovë mund të gjendet për të dalë e të thotë, “ngadalë se edhenëse e ka shkelë ligjin s’bën se është fans i imi, është njeri që unë e kammbështetë, i kamë dhënë votë”. Pikërisht është kjo kohë që e do nevojën edistancës nga njerëzit që eventualisht mund të kenë bërë veprime që ndeshen meligjin. Andaj e them gjithmonë se nuk është Kosova që inkriminohet. Unë them sepër secilin duhet vënë argumentet dhe ajo që thuhet nga koha e latinëve tëmençur, se para argumenteve edhe zotat heshtin.
Kurflasim për sundimin e ligjit, pjesa veriore e Kosovës është ajo ku ende nuk kandodhur një gjë e tillë. Zoti President, si i shihni zhvillimet atje dhe a kanjë zgjidhje për atë pjesë?
Natyrisht se atje është një gjendje etrashëguar tani e 11 vjet. Një gjendje në të cilën krahas komponentës sëveprimit të strukturave të instruktuara nga Beogradi, fatkeqësisht me një qasjegjithmonë me dëshirë që të mbajë tensione në Kosovë. Në të njëjtën kohë njëhapësirë në të cilën është zhvilluar krimi ekonomik. Pra, një kriminalitet igjallë. Shifrat janë alarmante të asaj se sa humbë ekonomia e Kosovës mekontrabandën e madhe që bëhet me mallra që hyjnë nga veriu. Mirëpo, është edhenjë pyetje tjetër që shtrohet paralelisht. Kush janë partnerët që mbajnë gjallëkrimin ekonomik në Kosovë, në veri? Janë të përbashkët. Dhe unë them mepërgjegjësi se janë të përbashkët. Po që se do të ndodhte që të ishte akuzavetëm në pjesën e strukturave paralele dhe njerëzit që merren me to dhe atomallra mbeten vetëm në veri, unë s’them se do të ishte fitimi i madh për tovet. Por, është diçka tjetër. Janë edhe partnerë të brendisë së Kosovës që endihmojnë këtë proces, që janë aleat në këtë proces, që fusin mallra brenda nëKosovë, që bëjnë kontrabandë me miqtë e vet në veri. Pra, nganjëherë ndoshta jone metaforë, po simbolikisht del tamam, se është një multi-etnicitet i veprimittë përbashkët të njerëzve që kanë parësorë krimin, apo interesin nga krimiekonomik.
A mundtë jetë veriu, pjesë e bisedimeve më Beogradin që janë paralajmëruar të ndodhinpas vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës?
Jo. Veriu është një pjesë e ndjeshme për shkakvërtetë ende prezencës së strukturave që mbështeten nga Beogradi, por s’do tëjetë asnjëherë hapësirë e Kosovës që do të hyjë në pazar. Kosova ka tëgarantuar, flas me zotim, integritetin e saj territorial. KFOR-i bënë punën etij të shkëlqyeshme në këtë drejtim, të mbrojtjes së integritetit dhe ështëmirë që nuk ka provokacione të kësaj natyre. Ka pasur në momente të caktuara,ju e dini një ndërhyrje. Në të njëjtën kohë unë them se ne çështjet që kanë tëbëjnë me jetën e qytetareve edhe në veri edhe në pjesën tjetre që u takojnëminoriteteve, e kemi përcaktuar shumë mirë dhe qartë me pakon e presidentitAhtisari. Dhe Kosova do të mbajë këtë zotim. Ajo që është e rëndësishme ështëse ne jemi të gatshëm në çdo kohë të bisedojmë me Serbinë, për çështje që janënë interes të dy vendeve sovrane.
ZotiPresident. Juve ju është propozuar edhe nga ana e analistëve ndërkombëtarëmundësia që ju t’i bëni një ftesë për takim presidentit serb, Boris Tadiç. Ajeni të gatshëm ta bëni një gjë të tillë?
Asnjëherë nuk kam dashtë që të jap, apo tëbëjë proteza që do të kuptoheshin si pjesë, mbase edhe nganjëherë edhe eprovokacionit në raportet ekzistuese. Pavarësisht prej kësaj, unë jam i gatshëmgjithmonë, që siç kamë thënë edhe më herët, ta takoj presidentin e Republikëssë Serbisë, por gjithmonë në nivel të barabartë si presidenti i vendit. Dhe dotë vijë momenti që do të sjellë, të themi rezonin e shëndoshë që të ketë edheprocese të bashkëpunimit më të thellë, të kapërcimit të tensioneve. Unë s’themse sot apo nesër Republika e Serbisë do ta njohë Kosovën, por them se do tëvijë dita që Republika e Serbisë do ta njohë Kosovën. Sepse, e them ështëinteres edhe i qytetarëve serbë edhe në Kosovë, por edhe në Serbi. Ështëinteres edhe i Kosovës që të ketë raporte të mira me Republikën e Serbisë. Nes’mund të harrojmë tragjeditë e përjetuara. Por ato do të jenë në pjesën ekujtesës. Do të jenë në pjesën institucionale të mekanizmave të drejtësisë, nëradhë të parë të drejtësisë ndërkombëtare që të ndjekë të gjithë kriminelët qëkanë bërë krime apo vrasje masive apo individuale. Dhe ka perënduar, e themgjithmonë ajo koha kur Serbia ka pretenduar apo pretendon që të jetë dirigjuesee vendeve të rajonit apo popujve tjerë. Absolutisht. S’mundet Serbia që tëdiktojë se si do ta jetojë jetën Kosova sot edhe nesër edhe pasnesër.
VOA