English

Fëmijët e emigrantëve në shkollat gjermane, ende me probleme të mëdha

Berlin, 12 Qershor, NOA - 1 ndër 3 fëmijë nën5-vjeç në Gjermani rrjedh nga prindër të huaj. Tendenca është në rritje.

“Por megjithatë, fëmijët me prejardhje të huajnuk arrijnë rezultate aq të larta sa fëmijët gjermanë”, - kritikon BarbaraJohn, kryetare e organizatës si edhe përgjegjëse për çështjet për të huajt e qytetittë Berlinit.

"Ndërkohë në Gjermani 1 ndër 3 tërinj përfundon maturën, por nga të huajt maturën e arrij vetëm 1 ndër 10nxënës. Ndërsa shkollën e përgjithshme e përfundojnë me sukses rreth 21 përqinde nxënësve gjermanë, por rreth 40 përqind e atyre të huaj. Problematik ështësidomos numri i tyre që nuk e përfundojnë shkollën: 6 përqind gjermanë por 15përqind të huaj", pohon ajo.

Kurseshtesë të gjuhës gjermane

Organizata për Barazim kërkon përveç zgjerimittë kujdesit pasditor kurse shtesë për mësimin e gjuhës gjermane, në mënyrë qëfëmijët e emigrantëve, të dinë të lexojnë, të shkruajnë e të kenë dituri bazënë matematikë.

Barbara John pohon se kemi nevojë për më shumëkohë për të mësuar së bashku, dhe jo për t'u izoluar nga njëri-tjetri. Keminevojë për kurse të vazhdueshme gjuhe për gjermanishten si gjuhë të dytë, jo vetëmnë kopsht e në shkollën fillore, por deri në maturë".

Organizata për Barazim është ndërkohë dukebashkëpunuar me rreth 100 organizata të ndryshme për mbështetjen e emigrantëve,të cilët punojnë në mënyrë aktive për integrimin e të huajve në vend.

Talentetnuk duhen humbur

Ata këshillojnë dmigrantë dhe refugjatë siedhe ofrojnë kurse integrimi dhe gjuhe, tregon Tshikudi Lonji, bashkëpunëtor iorganizatës:

"Ne duam t'i kualifikojmë në mënyrëkonkrete organizatat për integrimin në çështjet e arsimit, si edhe të ndihmojmëprindërit dhe fëmijët e huaj për t'u integruar më mirë në vend. Ne do të keminë të ardhmen të ashtuquajtur "ambasadorë për arsimin", të cilëtdo të veprojnë si multi-plikatorë dhe do të kujdesen në mënyrë të vazhdueshmepër temat e arsimit."

Barbara John, thekson edhe njëherë se cilatemë përbën rëndësi thelbësore për zhvillimin demografik në Gjermani: "Kashumë rëndësi që të mos humbasim më kaq shumë potencial dhe talente si deri mësot. Ne e dimë se fëmijët lindin me dhunti e prirje nga më të ndryshmet dhe ataduhet të kenë mundësi t'i përjetojnë ato. Dhe kjo mund të arrihet më së miri nëshkollat fillore publike".

DVelle

KOMENTE