Fishë Teknike - Gjeopolitika E Sllovakisë
BRATISLAVË, 12 qershor /ATSH-AFP/ - Dosier të dhënash për Sllovakinë.
SITUATIA GJEOGRAFIKE : Kufizohet me Poloninë në Veri, me Austrinë në Jugperëndim, me Hungarinë në Jug, me Ukrainën në Lindje dhe me Republikën Çeke në Perëndim.
SIPËRFAQJA: 49.035 km2.
POPULLSIA: 5.4 milionë banorë, ndër të cilët 521 mijë hungarezë dhe 90 mijë Romë, sipas statistikave zyrtare.
KRYEQYTETI: Bratislava, me 431 mijë banorë (deri në vitin 2009).
BESIMI: Kryesisht katolik (rreth 60 për qind), protestantë (rreth 29 për qind).
MONEDHA: Euro që prej 1 janarit të vitit 2009.
GJUHA ZYRTARE: Gjuha sllovake.
HISTORI: Sllovakia është shtet i pavarur që prej 1 janarit të vitit 1993, pas ndarjes me Republikën Çek, tre vjet pas rënies së komunizmit në Çekosllovaki.
I integruar në Republikën Çekosllovake pas rënies së mbretërisë së Habsbourg (në vitin 1918), vendi u pushtua nga nazistët gjatë Luftës II Botërore (në vitet 1939-1945).
Satelit i Moskës që prej vitit 1948 deri në "Revolucionin e Kadifenjtë" të viteve 1989 në Çekosllovaki.
INSTITUCIONE : Sistem demokratik parlamentar.
President, juristi Ivan Gasparoviç, i zgjedhur në prill të vitit 2004 dhe i rizgjedhur në vitin 2009, pasues i komunistit partiak, Rudolf Schuster, i pari kryetar shteti i zgjedhur me votim universal në vitin 1999.
Kryeministër, Robert Fico, i partisë së djathtë Smer-SD, që fitoi zgjedhjet legjislative të qershorit të vitit 2006. Ai drejton një koalicion të formuar nga 'Smer-SD' me ksenofobët e ekstremit të djathtë 'SNS' dhe nacionalistët e 'LS-HZDS'. Kjo qeveria pasoi një koalicion të qendrës së djathtë që, nga 1998 deri në 2006, zbatuar një seri reformash ultraliberale.
EKONOMIA : E prekur ndjeshëm nga kriza financiare botërore, Sllovakia ekonomia e së cilës mbështetet kryesisht në industrinë e prodhimit të automjeteve dhe atë elektronike ka regjistruar në vitin 2009 një ulje të prodhimit industrial prej 14.5 për qind dhe të GDP prej 4.7 për qind.
PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO(GDP) : 12.181 euro për frymë (në vitin 2009).
PAPUNËSIA: 12.52 për qind deri në prill 2010.
INFLACIONI : 1.3 për qind deri në prill 2010.
FORCAT E ARMATOSURA : Që prej fillimvitit të 2006-ës, vendi zotëron një ushtri profesioniste prej rreth 23 350 trupash dhe punonjësish civilë.
INSTITUCIONE NDËRKOMBËTARE: Sllovakia është anëtare e BE-së dhe e NATO-s që nga vitit 2004.
FAQE ZYRTARE INTERNETI: www.vlada.sk (qeveria), www.prezident.sk (presidenti), www.nrsr.sk (parlamenti)./
/i.p/