English

Francë - Sondazh: 84% Pro Reduktimit Të Pagave Ministrore

PARIS, 12 qershor /ATSH-ANSA/ - Tetëdhjetekatër për qind e francezëve është pro reduktimit të pagave të ministrave, rezulton sot në statistikat e një sondazhi realizuar nga Instituti francez i opinionit publik, për llogari të të përditshmes rajonale "Sud Ouest". Ulja e rrogave të ministrave, theksohet në rezultatet e sondazhit, sheh konsensusin gati analog ndërmjet publikut të djathtë (80%) dhe atij të majtë (86%). /e.v/
KOMENTE