Uashington, 12 Qershor, NOA – Dëmtimi i ekosistemit, shkaktuar nga derdhja e pakufi e naftës në det, ka për të qenë më i madh edhe se ai i prodhuar nga fatkeqësia bërthamore e Çernobilit në Ukrainë, pas shpërthimit të një centrali atomik.
Sipas vlerësimeve të hartuar nga Greenpeace, një gjë e tillë është mjaft e rëndë, prandaj ekspertët duhet të marrin sa më parë masa për neutralizimin e situatës.
Bëhet me dijeni se në total, kompania britanike “British Petroleum” ka humbur tashmë 40 miliardë dollarë në kapitalizimin e tregut, duke dëmtuar edhe investitorët e vegjël që kishte si një kompani e konsideruar tradicionalisht e fortë.
Ndërsa pastrimi mes brigjeve nga nafta e derdhur në det, subvencionet për ata që kanë humbur punët e tyre dhe humbja e shkaktuar nga të ardhurat e mangëta të turizmit, në total kanë shënuar një rënie prej më shumë se 30 miliard dollarë.
n.e/NOA