Holandë - Mbreteresha Kërkon Gjetjen E Mundësive Për Një Koalicion Mes Liberalëve Dhe Ekstremit Të Djathtë
HAGË, 12 qershor /ATSH-AFP/ - Mbretëresha Beatrix e Holandës kërkoi sot gjetjen e mundësive për formimin e një qeverie koalicioni, në të cilën do të përfshihen liberalët e VVD dhe partia e ekstremit të djathtë PVV, njoftuan burime diplomatike.
''Mbretëresha kërkoi fillimisht mundësinë e formimit të një qeverie në të cilën do të marrin pjesë partitë më të mëdha dhe ato parti që kanë fituar më shumë vota në zgjedhjet legjislative të parakohshme'', njoftoi zëdhënësja për shtyp e mbretërisë në një komunikatë.
Sipas medias holandeze, këto dy parti janë partia Liberale VVD e cila u rendit e para me 31 vende nga 150 në dhomën e ulët të parlamentit dhe partia e Ekstremit të Djathtë PVV e deputetit, Geert Wilders, e cila u rendit e treta duke fituar 24 vende nga nëntë vende që kishte në parlamentin e mëparshëm.
Në vend të dytë u rendit partia Laburiste PvdA me 30 vende, duke humbur kështu tre vende nga parlamenti i mëparshëm.
E katërta, partia Kristian Demokrate e kryeministrit, Jan Peter Balkenende fitoi 21 vende, rreth 20 vende më pak nga zgjedhjet e mëparshme në 2006./
/ec/ a.jor.