Iran - Opozita Bën Apel Për Më Shumë Liri Dhe Demokraci Në Vend
TEHERAN, 12 qershor /ATSH-AFP/ - Opozita në Iran ka ripërsëritur apelin e saj për më shumë liri dhe demokraci me rastin e përvjetorit të parë të rizgjedhjes së kundërshtuar të presidentit iranian, Mahmoud Ahmadinexhad, por ka hequr dorë nga manifestimet për të shmangur një vale të re përgjakjesh të rrugëve dhe shtypje të popullsisë.
Regjimi "duhet t'i drejtohet një shtypi të lirë, zgjedhjeve të lira dhe respektimit të të drejtave të popullit, por këtu ndodh krejtësisht e kundërta", deklaroi ish-kryetari i parlamentit Mehdi Karoubi, shndërruar në një ndër figurat kryesore të opozitës reformatore që prej zgjedhjeve të 12 qershorit të vitit 2009.
Regjimi "i mbyll gojën popullit, ndalon mediat, organizon zgjedhje si ato që kishim vitin e kaluar dhe mbush burgjet me të pafajshëm", theksoi ish-kryeministri, Mir Hossein Moussavi, gjatë një deklaratë të përbashkët për shtyp të publikuar sot në disa faqe interneti të opozitës./
/i.p/