English

Irani: Së Shpejti Do Të Shpallim Progrese Të Reja Në Fushën E Bërthamores

TEHERAN, 12 qershor /ATSH-ANSA/ - Irani "do të shpallë së shpejti progreset e reja në fushën bërthamore", ka deklaruar kreu i Organizatës iraniane për energjinë bërthamore, Ali Akbar Salehi, cituar sot nga e përditshmja "Resalat". Të mërkurën Këshilli i Sigurimit të OKB-së aprovoi një rezolutë që parashikon sanksione të reja kundër Republikës islamike për programin bërthamor dhe i kërkon për të gjashtën herë Teheranit të ndërpresë aktivitetet e pasurimit të uraniumit. Dje në Shangai, ku mori pjesë në ditën iraniane të Ekspozitës universale, presidenti Mahmud Ahmadinexhad konfirmoi se Irani do të vazhdojë të prodhojë uranium të pasuruar deri në 20 për qind, që sipas tij do të shërbejë për të vënë në punë një reaktor në Teheran me qëllime mjekësore. Ahmadinexhad shtoi se rezoluta kundër vendit të tij "nuk do të ketë asnjë efekt". /e.v/
KOMENTE