Itali, 13 Qershor NOA - Një aeroplan i vogël privat u rrëzua në malet e savonës në lokalitetin e Bonomo në brendësi të Albisola. Avioni, i cili ishte larguar nga Kroacia me drejtim për në Kanë, papritur ka humbur kontaktet me kullën e kontrollit.
Si pasojë ai është rrëzuar dhe në terren u gjetën trupat e pajetë të dy anëtarëve të ekuipazhit.
Është e paqartë nëse aksidenti ishte shkaktuar nga një dështim apo shikimi të keq.
Piper ka humbur kontaktin me kullën e kontrollit rreth orës 12 dhe menjëherë pas kësaj u rrëzua në pyll, në qytetin e Stella, pranë një ferme ere.
Prokurori i Savonës ka urdhëruar konfiskimin e mbeturinave të avionit për të kuptuar se cka ndodhur këtë incident.
r.b/NOA