Afrikë e Jugut, 12 Qershor NOA - Fitimi i Kampionatit Evropian tashmë është vetëm një kujtim i largët pasi skuadra e Greqisë e ka nisur këtë Botëror me një disfatë ndaj Koresë së Jugut.
Në “Port Elizabeth”, në ndeshjen e parë të grupit B, skuadra e Rehhagel është mundur me rezultatin 2 me 0 nga një ekipi i Koresë së Jugut që duhet thënë ka zhvilluar një garë mjaft të mirë.
Ata kaluan menjëherë në avantazh në minutën e 7 të pjesës së parë me anë të Lee Jung-soo. Më pas vazhdoi sërish dominimi i koreanëve, të cilët në minutën e 6 të pjesës së dytë, u shpërblyen me një gol tjetër nga mesfushori i Manchester United, Park Ji-sung.
r.b/NOA