English

Nafta në det, ultimatum ndaj British Petroliumit: 48 orë kohë të ndalni derdhjen!

Uashington, 12 Qershor, NOA – Edhe durimit i ka ardhur fundi. Kjo shprehje duket se ka vlerë më së miri në rastin e autoriteteve amerikane, lidhur me qëndrimin e tyre ndaj fatkeqësisë natyrore të derdhjes së naftës në det.

Kështu, ato i kanë dhënë një ultimatum kompanisë britanike “British Petrolium” që brenda 48 orëve të ndalojë se s’bën derdhjen dhe ndotjen e bregdetit amerikan me mijta litra naftë që çlirohet nga brendësia e detit.

Konkretisht, Roja Bregdetare i është drejtuar gjigandit britanik të naftës, BP, se ka vetëm dy ditë kohë për të zhvilluar një program më agresiv për të frenuar rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.

Një fakt të tillë e ka deklaruar admirali Xhejms Uatson, në një letër dërguar shefit të kompanisë britanike “British Petrolium”.

Admirali gjithashtu shpreh në këtë letër shqetësimin se mungesa e një plani rezervë në rast të dështimit të masave që po merren, mund të hapë probleme të papritura.

n.e/NOA

KOMENTE