Athinë, 12 Qershor, NOA - Kryeministri grek, Giorgos Papandreu, ka nisur të shfaqë shenjat e para të optimizmit lidhur me frymëmarrjen që sipas tij po nis të ketë ekonomia greke, pas një periudhe të rëndë kolapsi.
Dhe kjo, sipas tij, pasi masat e ndërmarra kundër krizës së borxheve në Greqi kanë filluar të kenë ndikimin e tyre pozitiv dhe ta shfaqin dukshëm atë.
“Deficiti shtetëror në pesë muajt e parë të këtij viti ka rënë në 40 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha Papandreu gjatë një konferencë në Vjenë.
Duke shtuar se tani ai është më optimist për të ardhmen.
Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë miratuar një paketë prej 110 miliardësh për shpëtimin e Greqisë.
Dalëngadalë, siguria e tyre po rritet se ky vend ka për t’i kthyer borxhet, pasi ai po reagon pozitivisht me aplikimin e masave anti-krizë.
n.e/NOA