English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 12 Qershor/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuar të shtunën: Gazeta " Koha Jonë" BERISHA:PS PO BËN CDO GJË PËR TË NDALUAR INTEGRIMIN Shefi i qeverisë ngriti shqetësimin se "në vend po përhapet gjithnjë e më shumë antikultura e Bllokut , me ardhjen në krye të Partisë Socialiste, të pinjollëve të Byrosë Politike dhe të Bllokut të vjetër". Tituj të tjerë: Basha :Heqja e vizave, Policia e Shteit e bëri detyrën Kushner:Franca ju mbështet për vizat dhe integrimin Gazeta " Shqip" MINISTRAT E BE-së, MBLEDHJE PËR KRIZËN Të hënë në Luksemburg, qëndrimi i nivelit të lartë. Kriza shqiptare futet në axhendën e Këshillit të Ministrave të BE.Paralajmërohet deklarata e prerë Tituj të tjerë: Kushner:Miqtë tanë do t'i zgjidhin problemet e vogla politike Topi:Cështja Came duhet të zgjidhet Gazeta " Panorama" DRAFTI I PE, PD E PS LARG KOMPROMISIT PËR KRIZËN Maxhoranca dhe opozita nuk lëvizën dje nga qëndrimet e tyre të njohur për krizën politike.Një ditë pas mbledhjes së grupeve të majta dhe të djathta në Parlamentin Europian, zëdhënësja e Qeverisë , Majlinda Bregu, deklaroi dje se maxhoranca është e gatshme të hetojë cdo dokument, përjashtuar kutitë e votimit. Tituj të tjerë: KLSH:Dibra, shkelje me tenderat. Berisha e shpërblen Lamtumira e fundit për Gjergj Zhejin, e nderojnë Topi e Berisha Gazeta " Shekulli" RAMA:GATI TË FIRMOS PAKTIN E BE Kreu i PS jep miratimin për zgjidhjen e krizës që ofrojnë ndërkombëtarët. Parlamenti Europian:Keni kohë deri të enjten, draftin duhet ta shkruani vetë. Mazhoranca:Hetim zgjedhjeve, por jo vendimet e gjykatave Tituj të tjerë: PS feston 19- vjetorin me darkë në Lezhë Zhduken paratë për viktimat e Gërdecit Gazeta Shqiptare ZGJIDHJA E NDËRKOMBËTAREVE Kriza në shqiperi, propozimi nga PE. Zedhenesja e Fyles:Propozimi, jo zyrtar. PS, Berishes:Firmose. PD:Nuk ka asnje draft Tituj të tjerë: Gërdeci, familjarët:TVSH dhe banka s'dhanë lekët Spitalet, shefat e pavionëve test nga të huajt Gazeta "Rilindja Demokratike" BERISHA:RAMA LE TË MBYLLET NË KUTI, INTEGRIMI NUK DO TË NDALET Kryeministri Sali Berisha deklaroi diten e djeshme se", Jam këtu për tu zotuar se asgjë nuk mund ta ndalë rrugën tonë drejt Evropës. Rama le të kalojë nga kutitë në bunker dhe nga bunkeri në kuti, sa herë të dojë". Tituj të tjerë: Qeveria përshëndet rikonfirmimin amerikan për zgjedhjet I jepet lamtumira personalitetit të kulturës, Gjergj Zheji Gazeta "Zëri i Popullit" PE "SHKUND" BERISHËN: DITËT E NUMËRUARA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS Kryeministri po përpiqet me të gjitha mënyrat të injorojë mesazhin e fortë të europarlamentarëve për ngërcin politik, ndërsa ndërkombëtarët nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre për marrëveshjen Tituj të tjerë: Rama:të gatshëm për kompromis Qytetarët kundër INSTAT:Cmimet nuk janë ulur Gazeta " Integrimi" BERNARD KUSHNER, FRANCA MBËSHTET INTEGRIMIN EVROPIAN TË SHQIPËRISË Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner , në takimin me Metën deklaron: Dëshirojmë që i gjithë ballkani Perendimor , dhe Shqipëria në vecanti , të bëhen pjesë e BE Tituj të tjerë: Lugar dhe Liberman:Vlersojmë reformat e Shqipërisë. Prifti: I surprizuar nga interesimi i biznesit gjerman për Shqipërinë. /a.g/
KOMENTE