Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
PRISHTINË, 12 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështjet e zbatimit të Ligjit për narkotikët, David T. Johnson, viziton Kosovën - Johnson: Arrestimet nuk sjellin destabilizim - "Asnjë arrestim nuk do ta destabilizonte Qeverinë, sepse po bëhen përpjekje për ta sforcuar sundimin e rendit dhe të ligjit.
Tituj të tjerë:
Debëlldehasit lëvizin gurët kufitarë me Maqedoninë
Autostrada merr mbi 90 për qind të buxhetit të rishikuar
EULEX-i thotë se Jakup Krasniqi ka ndërhyrë në drejtësi
Hysa: KFOR-i, EULEX-i, të mos shpërfillin veprimet e Serbisë në veri
50 vjet burgim për vrasësit e policit Triumf Riza
Dorëheqje të reja në GJND para opinionit për Kosovën
Përqafohen Salihaj e Grainca, LDK e LDD bashkohen në Ferizaj
Pacolli: Sejdiu, shkaktar i mosnjohjes nga El-Salvadori
Nis festa e futbollit në Afrikë të Jugut
"Zëri"
PDK ka punë me vetveten - Përveç menaxhimit të situatës në qeverisje, PDK-së shumë shpejt do t'i duhet të qetësojë gjakrat brenda vetës
Tituj të tjerë:
SHBA ndihmon në luftimin e krimit
Diplomat e policëve s'njihen askund - Shkolla policore në Vushtrri funksionon pa kurrëfarë akreditimi
12 Qershori - fillimi i lirisë
"Epoka e Re"
Liderët e institucioneve dhe përfaqësues të subjekteve politike kanë dhënë mesazhe për njëmbëdhjetëvjetorin e Ditës së Çlirimit, 12 Qershorin, që, ndryshe, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, njihet si Dita e Paqes
Tituj të tjerë:
SHBA përkrah Kosovën për integrimet evropiane
Një zë i fortë: kundër Ligjit për deputetë
Pse EULEX-it iu zgjat jeta?
Korrupsioni shkon në pushim!
"Bota Sot"
Sejdiu: 12 Qershori, fundi i regjimit brutal dhe fillimi i lirisë - Festa e lirisë së Kosovës
Tituj të tjerë:
Thaçi optimist, për Kosovën po hapet një kapitull i ri - Pas vendimit të GJND-së priten njohje të reja
Qeveria merr përkrahjen e SHBA-ve për të luftuar krimin e organizuar
Bosët e ekonomisë, drejtuesit e kompanive publike! - Njëqind zyrtarët më të pasur të Kosovës
Dita e Lirisë - Editoriali
"Lajm"
Strategji për njohje para opinionit të GJND-së - jep dorëheqje gjyqtari amerikan - Në pritje të mendimit të dykuptimtë
Tituj të tjerë:
Hetime intensive për rastin Bllaca - Shpejt priten arrestime
Editoriali - Korrupsioni dhe institucionet
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë million euro për banorët e Debëlldesë - Debëlldeasit shqyrtojnë "ofertën gjysmake"
Mossiguria e mjaftueshme po ua pamundëson inspektorëve të MTI-së të bëjë kontrolle të naftës në veri - Naftë jocilësore
"Express"
Me Projektligjin që kanë përpiluar për vete, deputetët e Kuvendit të Kosovës me vetëm gjysmën e mandatit dalin në moshën 50 vjeç në pension, e disa mund të kenë pagë deri 1 mijë e 150 euro. Për këtë ligjvënësit as nuk bregosën e as besojnë se kanë bërë gabim. Dymbëdhjetë OJQ i kërkojnë presidentit të Republikës të mos e nënshkruajë Projektligjin për pensionet suplementare për deputetët kosovarë.
Tituj të tjerë:
Triumf i drëjtësisë?
Hakmarrja e Salihajt
Ilegalët s'marrin vesh
Kështu foli Hashim Thaçi
"Tribuna shqiptare"
SHBA rikonfirmon mbështetje për sundim të ligjit - Guximi për ta luftuar të keqen
Tituj të tjerë:
Tiranë - BE rrit trysninë
Prishtinë - GJND hap rrugën e njohjeve
Shkup - Ende s'ka unitet
Politikanët dhe futbolli - I bashkon Botërori
Opozita justifikon miratimin e ligjit për deputetët - Dyfytyrësia e opozitës
"Infopress"
Kosova, kapitull i ri - Kosova drejt integrimeve, pavarësisht sfidave
Tituj të tjerë:
Kosova stabile
Kuçi në takim me ndihmëssekretarin amerikan, David Jonson, ka thënë se Kosova ka vullnet dhe guxim për të luftuar korrupsionin
Thaçi premton Universitet në Pejë
Editorial - Homazh për shoqërinë civile në Kosovë
U nis Botërori
"Kosova Sot"
11 vjet pas përfundimt të luftës - Vera sjell Ligjin për ndërtimet pa leje
Tituj të tjerë:
Investimet e huaja përmes Agjencisë Kosovare të Privatizimit - AKP, dobët me investime
Pas GJND-së, njohje të reja
SHBA-ja vazhdon mbështetjen në drejtësi
Editoriali - Shqiptarët provokohen në Veri /a.ke/