Connecticut, 12 Qerrshor, NOA - Vinicios Robacher, nga Connecticut po dremiste gjatë orës së matematikës dhe mësuesi ka vendosur ta zgjojë atë duke “trokitur” me dorë mbi bankë.
Por gjesti i tij ka shkaktuar zemërim te prindërit, të cilët e kanë denoncuar mësuesin, pasi zhurma e bërë nga shuplaka e dorës mund të ketë dëmtuar timpanin e veshit të djalit të tyre.
Për momentin, sipas mediave lokale nuk ka ende një rezultat analize lidhur me gjendjen e djalit.
Prindërit nuk e kanë komentuar këtë fakt, duke e lënë gjithçka në dorë të avokatit dhe ndërkohë kanë menduar ndryshimin e institucionit për të sjellë qetësi më shumë për djalin.
a.k/NOA