Rama: Te Shqetesuar Per Gjendjen E Renduar Te Ekonomise
TIRANË, 12 Qershor/ATSH/.- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shprehu sërish sot shqetësimin për rëndimin e gjendjes ekonomike në vend, duke njoftuar përgatitjen e një manovre huaje të brendshme, që sipas tij, do të ketë pasoja të pallogaritshme.
"Jemi seriozisht të shqetësuar me informacionet e fundit lidhur me përgatitjen e një manovre huaje të brendshme nga bankat tregtare, e cila parashihet të kapë shifrën e frikshme 300 milionë dollarë për muajin qershor; me interesa kërcënuese për qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe pasoja të pallogaritshme për kreditimin e sipërmarrjes private", tha kryetari i PS-së në një deklaratën për shtyp. /a.s//a.ke/