Rusia I Akordon Ndihmë Humanitare Kirgistanit, Por Jo Asistencë Ushtarake
MOSKË, 12 qershor /ATSH-AFP/ - Rusia i akordoi një ndihmë humanitare Kirgizstanit pas dhunës ndëretnike në jug të këtij vendi të Azisë Qendrore, por nuk është e gatshme të dërgojë një asistencë ushtarake, theksoi sot zëdhënësja e presidentit, Dmitri Medvedev.
''Presidenti rus urdhëroi autoritetet t'i akordojnë një ndihmë humanitare Kirgistanit'', deklaroi zëdhënësja, Natalia Timakova.
"Bëhet fjalë për një konflikt të brendshëm dhe Rusia për momentin nuk ka mundësi të marrë pjesë në zgjidhjen e këtij konflikti'', shtoi Timakova.
Presidentja e përkohshme e Kirgistanit, Roza Otunbajeva i kërkoi Rusisë t'i japë asistencë ushtarake për rikthimin e sigurisë ndërkohë që situata është ende jashtë kontrollit./
/ec/ a.jor.