English

Schmitt: Hungaria do ta mbështesë Shqipërinë nën presidencën e BE

Nikozia, 12 Qershor, NOA – Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane pas një viti e lidhur me këtë, kryetari i parlamentit hungarez, Pal Schmitt, garanton se vendi i tij do vazhdojë të mbështesë përpjekjet e mëdha që qeveria dhe shqiptarët, kanë bërë gjatë kësaj periudhe.

Një fakty të tillë ai e ka bërë me dije gjatë një takimi me kryeparlamentaren Jozefina Topalli gjatë konferencës së kryetarëve të parlamenteve të PACE, në Qipro.

Topalli e uroi Schmitt për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të kryetarit të parlamentit, si dhe për fitoren e qendrës së djathtë në Hungari.

Në bisedë, dy kolegët u përqendruan në bashkëpunimin e Shqipërisë, jo vetëm me parlamentin hungarez, por edhe në bashkëpunimin me euro-parlamentarët hungarezë në Parlamentin Europian.

n.e/NOA

KOMENTE