Romë, 12 Qershor, NOA – E bardhë, e kuqe dhe e gjelbër, si nuancat e flamurit italian. Këto janë ngjyrat që duhet të kenë asortimentet e tryezës së kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, nëse Italia do të ketë nderin dhe fatin të fitojë kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010”.
Një premtim të tillë, mjaft interesant në dukje, ia ka bërë kreut të qeverisë italiane, vetë shefi i tij i kuzhinës, Mikele Persekini, 47 vjeçar, i cili ka mëse 20 vjet që shefi i shtëpisë Berluskoni.
“Unë i uroj një fat të mirë Lipit dhe çunave të tij. Unë shpresoj blutë të mund të fitojnë përsëri kampionatin botëror, edhe pse duket e vështirë për t'u përsëritur ...”, thotë ai.
Duke shtuar se atë ditë, nëse kjo ndodh, shefit të tij Berluskoni do t’i bëjë si dhuratë një darkë tërësisht italiane, vetëm me ngjyrat e flamurit kombëtar.
n.e/NOA