English

Sllovaki - Hapen Qendrat E Votimit Për Zgjedhjet Legjislative

BRATISLAVË, 12 qershor /ATSH-ANSA/ - U hapën mëngjesin e sotëm 5928 qendrat e votimit në Sllovaki për zgjedhjet legjislative. Rreth 4.5 milionë persona janë thirrur për të votuar për rinovimin e parlamentit me 150 vende. Në listë janë 18 parti dhe lëvizje politike. Sipas sondazheve, e favorizuar është partia socialdemokrate "Smer" të Robert Fico, pavarësisht një rënie të konsiderueshme të mbështetjes në këto ditët e fundit. Gjithashtu qëndron edhe mundësia që, Fico, edhe nëse do të fitonte, nuk do të mund të merrte numrin e nevojshëm të vendeve për të krijuar shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë. Qytetarët do të mund të votojnë vetëm sot nga ora 7 deri në orën 22. Rezultatet zyrtare priten të publikohen nesër në mëngjes. Sondazhet rendisin në vend të parë partinë "Smer", me 29.1 për qind, në vendin e dytë Unionin e demokristianëve, "Sdku" me 15.9 për qind, në vend të tretë partinë e re Liri dhe Solidaritet me 12.8 për qind dhe në vend të katërt Lëvizjen e Demokristianëve me 10.8 për qind. /e.v/
KOMENTE