Bratislavë, 12 Qershor, NOA - Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Sllovaki, ku pritet që të zgjidhen anëtarët e rinj të legjislativit.
Mediat në Bratislavë, kryeqytetin vendas, bëjnë me dijeni se janë mëse 4.2 milionë qytetarë të cilët janë thirrur sot që të votojnë për zgjedhjen e një parlamenti të ri në Sllovaki.
Sipas anketave të fundit, pritet që të realizohet ndoshta edhe një rotacion i qeverisë, por thuhet se socialdemokratët e kryeministrit Robert Fico kanë sërish shansin që të dalin si forca më e fuqishme politike.
Ndërkaq, shumicën e mandateve në parlament pritet t'i fitojë aleanca e pesë partive të qendrës së djathtë.
n.e/NOA