Sport-Botëror/ Grupi B, Greqia I Trembet Shpirtit Koreanojugor
- Kjo është hera e parë që dy ekipet përballen midis tyre -.
TIRANË, 12 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Ndeshja e ardhshme është gjithmonë më e rëndësishmja. Trajnerët dhe lojtarët e përdorin për dekada këtë shprehje të vjetër për treguar fokusimin e tyre për ndeshjen e ardhshme.
Por, në Botërorin e Afrikës së Jugut, fraza "ndeshja e parë është më e rëndësishmja", duket më e përshtatshmja për ekipe të tilla si, Koreja e Jugut dhe Greqia, të cilat do të përballen midis tyre sot në orën 13:30.
Duke marrë në konsideratë edhe fuqinë e dy ekipeve të tjera në grupin B, Argjentinës dhe Nigerisë, kjo përballje mund të jetë vendimtare për Korenë e Jugut dhe Greqinë.
Argjentina është pa asnjë dyshim si favoritja kryesore e grupit, ndërkohë që tri skuadrat e tjera do të luftojnë midis tyre për të kapur vendin e dytë dhe një vend në 16 më të mirat e turneut.
Ji-Sung Park është ylli i padiskutueshëm i ekipit të Koresë së Jugut. Mesfushori sulmues i Mançester Junaitid, në vitin 2008 u bë i pari lojtar aziatik që ka fituar Ligën e Kampioneve
Jorgos Karagunis, kapiteni i Panathinaikosit, konsiderohet si truri i Greqisë dhe një prej lojtarëve më të fortë që ka trajneri gjerman, Oto Rehegel, në urdhrat e tij.
Koreja e Jugut-Greqia
Stadiumi Nelson Mandela Bay/Port Elizabeth
(E shtunë, 12 qershor, ora 13:30)
/a.ke/