English

Sport-Botëror/ Grupi B, Koreja E Jugut Merr 3 Pikët E Para Në Botëror

TIRANË, 12 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/. -Sfida e grupit B mes Koresë së Jugut dhe Greqisë ishte një ndeshje mes dy skuadrave, që vetëm me anë të fitores, mund të shpresonin për kualifikim në grup. Në fund ata që triumfuan ishin koreano jugorët, falë dy golave, nga një në çdo pjesë loje. 45 minutat e para të Greqisë ishin ndeshja klasike e ekipit helen në vitet e fundit, e ngadaltë dhe me pak ide. Magjia e Evropianit 2004, e trajnerit gjerman Oto Rehagel, duket vërtet një kujtim i largët. Ndërkohë që koreanët, nën drejtimin e kapitenit Park Ji-Sung, kanë mbajtur lart ritmin gjatë gjithë lojës, duke e kontrolluar atë pas golit të mbrojtësit të qendrës, Jung Soo-Lee, në minutën e 7-të të takimit. Në pjesën e dytë kanë qenë sërish aziatikët ata që kanë dyfishuar rezultatin, falë lojtarit të Manchester United, Park Ji-Sung, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtësit grek Vintra. Kjo ishte fitorja e parë për një skuadër në këtë Botëror, pas dy barazimeve të ditës së parë. Koreja e Jugut ngjitet në krye të Grupit B me 3 pikë, në pritje të ndeshjes së orës 16:00 mes Argjentinës dhe Nigerisë. Koreja e Jugut - Greqi 2-0 Koreja e Jugut (4-4-2): Jung Sung-ryong; Cha Du-ri, Cho Yong-hyung, Lee Jung-soo, Lee Young-pyo; Ki Sung-yong (Kim Nam-il), Park Ji-sung, Kim Jung-woo, Lee Chung-yong (Kim Jae-sung); Park Chu-young (Lee Seung-ryul), Yeom Ki-hun. Trajner. Huh Jung-moo. Greqia (4-3-3): Tzorvas; Torosidis, Papadopoulos, Vyntra, Seitaridis; Samaras (Salpingidis), Tziolis, Katsouranis; Karagunis (Patsatzoglou), Charisteas (Kapetanos), Gekas. Trajner. Otto Rehagel. /s.s./
KOMENTE