English

Teknologji - "Sony'' Krijon Fotoaparatin E Parë Me Fotografi Tredimensionale

LONDËR, 12 qershor /ATSH-MIA/ - Kompania japoneze "Sony" krijoi fotoaparatin e parë në botë, që mund të bëjë fotografi në formatin tredimensional (3D), njoftoi BBC-ja. Aparatet fotografikë NEX-3 do të dalin në shitje në korrik. Fotografitë në formatin 3D bëhen në mënyrë të veçantë. Aparati bën shumë shpejt një sërë fotografish, që aparati i rendit njëra pas tjetrës me qëllim përfitimin e efektit 3D. Për shikimin e fotografive të tilla nevojitet një televizor që transmeton në 3D dhe syze speciale. Fotoaparati do të kushtojë rreth 900 dollarë dhe do të jetë 23 megapiksel./ a.jor.
KOMENTE