English

Tërmet i fortë në Oqeanin Paqësor, alarm cunami

SHBA, 12 Qershor 2010 NOA - Një tërmet i fortë me magnitudë 7,7 të shkallës Rihter, është regjistruar sonte në Oqeanin Indian ndërmjet ishujve Nicobar dhe ishullit indian Sumatra.

Lajmi bëhet i ditur nga USGS (Instituti Amerikan i Gjeofizikës i cili raportoi se lëkundja sizmike ndodhi në orën 21.19 sipas orës sonë lokale.

Sipas USGS epiqendra e tërmetit ishte rreth 170 kilometra në pjesën perëndimore të ishullit Misha (një nga ishujt Nicobar), në një thellësi prej 33 km).

Ndërkohë është hedhur hipoteza për mundësinë e një cunami në Oqeanin Indian.

a.k/NOA

KOMENTE