English

Topalli, lobing me krerët e parlamenteve evropianë për heqjen e vizave me BE

Nikozia, 12 Qershor, NOA - Lobimi për lëvizjen e lirë të shqiptarëve ishte qëllimi kryesor i takimeve që kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në kuadrin e diplomacisë parlamentare, zhvilloi mjaft kryeparlamentarë të vendeve të Këshillit të Evropës, gjatë qëndrimit të saj në Qipro.

Kështu, sipas të dhënave që raportohen për agjencinë e Lajmeve NOA, në takimet me kryetaren e Dhomës së Lordëve, Helen Hayman; kryeparlamentarin slloven Pavel Gantar, kryetarin e Dhomës së Letonisë, Gundars Daudze; nënkryetarin e parlamentit të Portugalisë, Jose Vera Jardim; kryeparlamentarin hungarez, Pal Schmitt etj, ajo ka parashtruar domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për shqiptarët.

“Në vitet e fundit Shqipëria është transformuar më shumë se çdo vend tjetër; ajo ka bërë kërkesën për statusin e vendit kandidat, ka kthyer përgjigjet për pyetësorin e dërguar nga Komisioni Europian dhe ndodhet në prag të vendimeve të rëndësishme për integrimin evropian”, është prononcuar në këto takime Topalli.

Duke theksuar më tej se “një vit më parë, Shqipëria bëri zgjedhjet, të cilat nga arbitri ndërkombëtar u kualifikuan si zgjedhje të standardeve të OSBE-së”.

Prandaj sipas saj, vendi ynë e meriton heqjen e vizave me Bashkimin Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE