English

UNICEF: Në të gjithë botën, shfrytëzohen 150 milionë fëmijë

Nju Jork, 12 Qershor, NOA - Në Ditën Botërore kundër shfrytëzimit të fëmijëve , organizata ndërkombëtare e mbrojtjes së tyre (UNICEF) bën thirrje për një angazhim serioz të të gjithëve për të eliminuar të gjitha format e shfrytëzimit të fëmijëve.

Në fakt, janë 150 milionë fëmijë të moshës nga pesë deri në katërmbëdhjetë vjeç që ende shfrytëzohen në punë.

Një situatë e papranueshme. Edhe pse vlerësimet më të fundit globale tregonin se dukuria është në rënie, ende flitet për shifra shumë të larta.

Sipas këtij raporti, një në katër fëmijë është i përfshirë ende në tregun e punës në Afrikë, ndërsa në Amerikën Latine dhe Karaibe, shfrytëzohet një fëmijë në dhjetë.

UNICEF është angazhuar për këtë arsye, të zhvillojë forma të reja që të ofrojë garanci dhe mbështetje për të gjithë këta fëmijë.

Shumë shpesh, puna e fëmijëve është një mjet për të mbijetuar që praktikohet nga familjeve më të varfra dhe vajzat janë të parat që tërhiqen nga shkolla për t'u shfrytëzuar. Kjo duhet absolutisht të pushojë së ekzistuari!

a.k/NOA

KOMENTE