English

Urgjent - Kirgistan - Vendoset Gjendja E Jashtëzakonshme Në Një Tjetër Qytet Në Jug Të Vendit

BISHKEK, 12 qershor /ATSH-AFP/ - Qeveria kirgize vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në një tjetër qytet në jug të vendit, që është përfshirë nga trazirat pas dhunës ndëretnike që ka shkaktuar deri tani 60 të vdekur, njoftuan burime të qeverisë së përkohshme. Po sot, presidentja e përkohshme e Kirgistanit, Roza Otunbajeva, i bëri sot thirrje Rusisë të ofrojë një ndihmë ushtarake me qëllim dhënien fund të dhunës etnike./ a.jor.
KOMENTE