English

Afrikë e Jugut 2010, Gattuso: Pas Botërorit do të jap dorëheqjen

Afrikë e Jugut, 13 Qershor NOA - Pas Fabio Cannavaros, një tjetër lojtar i njohur i përfaqësueses italiane ka deklaruar dorëheqjen e tij nga Afrika e Jugut dhe kjo menjëherë pas përfundimit të Botërorit.

Bëhet fjalë për Genaro Gattuso i cili me sa duket për arsye të moshës së tij kërkon të heqë dorë nga kombëtarja e shtetit të tij.

“Jam 33 vjeç dhe për rolin që kam, është e drejtë që të lë hapësirë për lojtarët e rinj”, - deklaroi Gattuso në lidhje me të ardhmen e tij.

Më pas ai ka shtuar se ëndrra e tij është rikthimi në këtë përfaqësuese por, këtë herë jo si lojtar por, si një trajner i kësaj skuadre.

Deri tani mesfushori kuq e zi ka realizuar 71 paraqitje me Italinë dhe ka shënuar vetëm një gol.

r.b/NOA

KOMENTE