English

Afrikë e Jugut 2010, Nani dyshohet për doping

Afrikë e Jugut, 13 Qershor NOA - Problemi që detyroi Nanin për tu larguar nga ekipi kombëtar portugez, mund të jetë vetëm një mbulesë, pasi tashmë mbi lojtarin në fjalë, dyshohet për përdorim dopingu.

Sipas “News of the World” lojtari ka kaluar pa realizuar një test antidoping por, në krahun tjetër Amandio de Carvalho, presidenti i Federatës së Futbollit në këtë vend, ka theksuar se Nani është dëmtuar me të vërtetë keq dhe nuk ka pasur asnjë qëllim për të fshehur ndonjë gjë.

Ai gjithashtu shtoi se këto janë vetëm thashetheme dhe nuk kanë asnjë bazë.

“Kontrollet që kemi kryer për momentin nuk kanë dhënë asnjë problem. Mostrat e gjakut dhe të urinës janë mbledhur rastësisht dhe siç të gjithë e dinë çdo gjë ka shkuar për së mbari”, - përfundoi Amandio në deklaratën e tij të dhënë për mediat lokale.

r.b/NOA

KOMENTE