English

Algjeria mundet nga portieri i saj

Afrikë e Jugut, 13 Qershor NOA - Sllovenia është në kreun e grupit C të këtij Botërori, ku pas barazimit të djeshëm të SHBA-së me Anglinë, ekipi sllav ka arritur të mundë Algjerinë, me rezultatin e ngushtë 1 me 0.

Goli i realizuar nga ana e Korean, në minutën e 33 të pjesës së dytë, erdhi dhe falë një gabimi fatal të portierit algjerian, Chaouchi. Ndeshja që u zhvillua ditën e sotme, duhet thënë se nuk kënaqi spektatorët nga loja e zhvilluar, ku për tu përmendur në këtë sfidë është dhe largimi me kartonin e kuq të Ghezzal në minutën e 72 në skuadrën algjeriane.

r.b/NOA
KOMENTE