Axhenda Ndërkombëtare 13 Qershor 2010
----------------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
-------------------------------
BISHKEK - Qeveria e Kirgistanit autorizoi forcat e sigurisë të qëllojnë pa paralajmëruar për të evituar përleshjet e dhunshme në jug të vendit ku dhuna ndëretnike ka shkaktuar të paktën 80 të vdekur dhe më shumë se 1 000 të plagosur.
TË TJERA
---------------
BRATISLAVË - Krahu i djathtë dhe i qendrës kanë shumicën e votave për të formuar një koalicion në Sllovaki edhe pse partia e së majtës Smer-SD e kryeministrit Robert Fico u rendit e para në zgjedhjet legjislative sllovake.
BRUKSEL - Belgët votojnë për të zgjedhur 150 deputetë federalë në kuadër të krizës mes flamandëve dhe frankofonëve.
Qendrat e votimit u hapën në orën 06:00 GMT dhe do të mbyllen në orën 13:00 GMT.
ÇICAGO - Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e persona të zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 18 persona.
TRIPOLI - Vizitë e kryeministrit italian, Silvio Berlusconi për të takuar numrin një libian, Muammar Kadhafi.
GAZA - Amr Moussa pritet në Rripin e Gazës në vizitëne tij të parë si sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Arabe në enklavën palestineze.
COTONU - Vizitë e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon./
/ec/