English

Belgjikë, zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare

Bruksel, 13 qershor, NOA - Në Belgjikë do të zgjidhet sot një parlament i ri. Zgjedhjet janë të domosdoshme pas prishjes së koalicionit qeveritar, për shkak të mosmarrëveshjeve të përhershme mes flamandëve dhe valonëve.

Mosmarrëveshjet janë pasojë e pakënaqësisë së këtyre grupeve me zgjidhjet aktuale rreth gjuhës.

Sipas sondazheve të fundit, flamandët e mbledhur në subjektin politik "Aleanca e re flamande" mund të llogarisin me fitoren e numrit më të madh të deputetëve. Kjo parti angazhohet për ndarjen e Belgjikës.

Në trojet e valonëve, më së shumti vota pritet të fitojnë socialistët.

NOA/DV

KOMENTE