Tiranë, 13 Qershor 2010 NOA – Një e re nga rrethi i Krujës është dërguar pak minuta më parë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pasi kishte gëlltitur një sasi të konsiderueshme helmi të fortë në përpjekje për t’i dhënë fund jetës.
Burime nga Spitali Ushtarak i thanë agjencisë NOA se Rajmonda Sukthi 25 vjeçe, banuese në afërsi të Urës së Gjolës në fushë Krujë, u gjet nga familjarët në banesë, në gjendje koma, pak pasi kishte gëlltitur dy kokrra fotoksinë.
Policia e sinjalizuar nga mjekët e Ushtarakut për ngjarjen, tha se po heton shkaqet e përpjekjes për vetëvrasje që çoi në helmimin e 25-vjeçares, e cila sipas bluzave të bardha, ndodhet në gjendje kritike për jetën në Repartin e Reanimacionit.
r.n/NOA