English

Elbasan; Një Fundjavë Në Pishinat E Qytetit

SHINAT E QYTETIT ELBASAN 13 Qershor/ATSH- Miranda Sadiku/- Shumë qytetarë të Elbasanit kanë shfrytëzuar pishinat për t'u shpëtuar temperaturave të larta të kësaj fundjave, ndërsa të tjerë i janë drejtuar Durrësit dhe Pogradecit. "Ajek", "Artur", "Eden" etj, janë disa prej komplekseve me pishina në këtë qytet, të cilat sot janë populluar nga familjarë e të rinj. "Kushtet janë të mira, uji është i pastër, ndërsa më kryesorja këtu ka dhe ambiente për argëtimin e fëmijëve, por edhe për në të rriturit", thotë për ATSH-në Florenca, e cila ka zgjedhur pishinën "Ajek" për të kaluar fundjavën së bashku me fëmijët e saj. Të tjerë tregojnë se zgjedhin pishinat sepse "shpenzojmë pak dhe kënaqësia është e njejtë sikurse të kalosh një fundjavë në det". Komplekset ofrojnë restorante dhe lokale për pushuesit. Shumë prej tyre kanë vënë në dispozicion të pushuesve dhe furgonë falas për t'i transportuar ata në destinacion. /k.sh/
KOMENTE
  • Notarja Ylli Kuq18:56 - 15 Korrik 2010
    tek pishina,ne elbasan ke stadiumi jane bere kampionate kombetare viti,1984 kam mare pjese ne nje prej tyre dhe ishte nje nga pishinat me te pastra por vetem pak i ftohte ne ate kohe ,nuk e di ne eshte ende ajo pishine ,kam deshire te shkoj perseri ta jetoj ate ,e te notoj.faleminderit me respekt notarja e yllit te kuq pg.