Filipine - Të Paktën 15 Të Vdekur Në Një Aksident Automobilistik
MANILA, 13 QERSHOR /ATSH-AFP/ - Të paktën 15 turistë, pjesa më e madhe shtetas pakistanezë dhe irakianë humbën jetën në një aksident automobilistik në Filipine, njoftoi sot policia.
''Rreth 70 turistë dhe shoqëruesi lokal ndodheshin në autobusin që doli nga rruga në ishullin Cebu'', njoftoi një zëdhënës i policisë.
''Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit'', shtoi ai.
/ec/ a.jor.