Paris, 13 qershor, NOA – Pas Greqisë e Spanjës edhe Franca ka paralajmëruar hartimin e një pakete për kursime dhe konsolidimin e buxhetit shtetëror.
Kryeministri i Francës, Francois Fillon, deklaroi në Paris se deri në vitin 2013, deficiti i shtetit duhet të zvogëlohet për 100 milionë euro dhe të ulet nën kufirin e parashikuar të deficititit të diktuar nga BE prej tre për qind të prodhimit bruto.
Deficiti i Francës aktualisht është tetë për qind. Kryeministri Fillon bëri të ditur se gjysma e kursimeve duhet të arrihet përmes shkurtimeve në sektorin publik dhe shlyerjes së çlirimeve tatimore.
m.xh/NOA/DV