English

Gaza - Amr Moussa Kërkon Heqjen E Bllokadës Në Rripin E Gazës

GAZA, 13 qershor /ATSH-MIA/ - Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Amr Moussa, i cili vizitoi sot Rripin e Gazës, kërkoi heqjen e bllokadës nga territori palestinez. Kjo është vizita e parë e një përfaqësuesi të lartë arab në Gaza pasi Hamasi mori kontrollin mbi këtë pjesë të territoreve palestineze, në qershor të vitit 2007. Që nga ajo periudhë, Izraeli dhe Egjipti përforcuan bllokadën për Rripin e Gazës. Moussa do të takohet me përfaqësues të Hamasit, përfshirë edhe të kryeministrin Ismail Hanieh si dhe me përfaqësues të organizatave të tjera palestineze, me të cilët do të bisedojë për pajtimin ndërpalestinez./ a.jor.
KOMENTE