English

Gjermani:20 mijë vetë protestojnë kundër paketës së kursimeve, Merkel:Janë të domosdoshme

Berlin, 13 Qershor, NOA – Mbi 20 mijë gjermanë protestuan në rrugët e kryeqytetit gjerman, Berlin dhe në Shtutgart kundër paketës së kursimeve të shpallur të hënën nga kancelarja gjermane Angela Merkel, ku parashikohet që qeveria në mbledhjen për buxhetin e shtetit gjerman në 7 korrik, të deri në vitin 2014 rreth 80 miliardë euro.

Me flamuj e parrulla ku shkruhej "Kriza quhet kapitalizëm" apo "Puna - e drejtë njerëzore" si dhe “Nuk paguajmë për krizën tuaj”, dhjetëra mijëra gjermanët mbushën demonstruan kundërshtimin popullor ndaj kursimeve, që dëmtojnë kryesisht aspektin social të shoqërisë gjermane.

Me demonstruesit u bashkuan plot 100 organizata, sindikata dhe partitë SPD, të Gjelbërit dhe të Majtët.

Ndërsa në Shtutgart me parrullat "Drejtësia funksionin ndryshe", protestuesit apeluan planin e qeverisë si të tillë që të mos nisë shkurtimi në sektorin social, por të rriten taksat për ata që fitojnë mbi mesataren.

Madje manifestuesit në qytetin e Shtutgartit hodhën vezë përdrejt forcave të policisë, e cila ndërhyri për qetësimin e gjendjes, me çadra shiu dhe shkopinj.

Pas protestave reagoi edhe vetë kancelarja gjermane Merkel, e cila rishtas konfirmoi kursimet në buxhet si një plan të domosdoshëm për ekonominë gjermane.

Deklaratat e saj "Njerëzit e dinë se duhet të shlyejmë borxhet", u bënë në gazetën "Bild am Sonntag", ku Merkel i kundërshtoi zërat për kursime në sektorin social duke thënë se ulja e shumës së ndihmës sociale mujore për të papunët, do të pasojë rivënien në marrëdhënie pune të atyre që kanë vite pa punë.

Paketa e kursimeve e shpallur nga qeveria gjermane, më e madhja në historinë e këtij shteti, që pas rënies së Rajhut të Tretë, parashikon zvogëlim të ndihmës financiare për të papunët, kursime të shpenzimeve në politikën sociale, ndalimin e punësimit në administratën shtetërore për katër vjetët e ardhshëm dhe heqjen e përfitimeve të caktuara tatimore.

mit/NOA
KOMENTE