Afrikë e Jugut, 13 Qershor NOA – Gjermania dhuron spektakël golash në Botërorin 2010 të Afrikës së Jugut, kur deri tani, shikuesit dhe tifozët e shumtë ishin “lodhur” me ndeshjet ku vetëm pak gola ishin shënuar. Deri në minutën e 71-të, rezultati është 4-0 për Gjermaninë, kur do edhe afro 20 minuta të përfundojë koha e rregullt e ndeshjes.
Goli i parë u shënua nga Podolski në minutën e 8-të, kurse goli i dytë erdhi nga Close në minutën e 26-të.
Goli i tretë erdhi nga Muller në minutën e 68-të kurse goli i katërt vetëm pak më vonë, në minutën e 70-të nga Cacau.