English

Izrael - Netanjahu Shprehet I Gatshëm Për Të Lejuar Kalimin E Ndihmave Humanitare Në Gaza

JERUSALEM, 13 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e justifikoi sot bllokimin detar në Rripin e Gazës duke theksuar se ai pengon infiltrimin e armëve në enklavën palestineze duke u shprehur i gatshëm për të lejuar kalimin e një ndihme humanitare. "Principi i politikës tonë është i qartë. Ai ka të bëjë me pengimin e hyrjes së armëve dhe materialeve të luftës në Gaza dhe lejimin e ndihmave humanitare dhe mallrave që nuk përdoren për qëllime ushtarake'', theksoi Netanjahu në hapje të këshillit të ministrave. "Diskutimet qe ne kemi ndërmarrë kanë si objektiv të sigurojnë që këto principe do të aplikohen në fakte'', shtoi Netanjahu./ /ec/
KOMENTE