Kirgistan - 100 Të Vdekur Nga Dhuna Ndëretnike
BISHKEK, 13 qershor /ATSH-AFP/ - Bilanci nga dhuna ndëretnike që ka përfshirë jugun e Kirgistanit arriti në rreth 100 të vdekur dhe 1 200 të plagosur, njoftoi sot Ministria kirgize e Shëndetësisë.
''Që prej ditës së enjte numri i të vrarëve ka arritur në rreth 100 persona si pasojë e përleshjeve të dhunshme mes uzbekëve dhe kirgizëve në rajonet Osh dhe Xhalal-Abad'', theksoi ministria në një komunikatë.
''Sipas informacioneve më të fundit të paktën 1 200 persona janë plagosur'', shtoi ajo./
a.jor.