Kirgistan - Mijëra Kirgizë Largohen Drejt Uzbekistanit Pas Dhunës Etnike Që Ka Përfshirë Vendin
JORKISHLOK (Uzbekistan), 13 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 32 000 të rritur dhe mijëra fëmijë, të cilët po kërkojnë t'i largohen dhunës ndëretnike në Kirgistan, mbërritën sot në Uzbekistanin fqinj, njoftoi shefi i Ministrisë uzbeke për Situatat Emergjente për rajonin e Andixhanit, Abror Kossimov.
"Në të gjithë rajonin e Andixhanit, janë regjistruar 32 000 refugjatë'', deklaroi Kossimov.
Ai shtoi se fëmijët nuk janë regjistruar dhe se numri i tyre është me mijëra./
a.jor.