English

Kirgistan - Qeveria Vendos Gjendjen E Jashtëzakonshme Në Gjithë Rajonin Djalal-Abad

BISHKEK, 13 qershor /ATSH-AFP/ - Qeveria e përkohshme e Kirgistanit vendosi sot gjendjen e jashtëzakonshme në gjithë rajonin Djalal-Abad që u përfshi nga dhuna ndëretnike. "Për shkak të përleshjeve të vazhdueshme që po ndodhin në rajonin Djalal-Abad, qeveria e përkohshme e Kirgistanit miratoi dekretin që ka të bëjë me vendosjen në të gjithë territorin e këtij rajoni të gjendjes së jashtëzakonshme'', njoftoi qeveria në faqen zyrtare të internetit./ /ec/
KOMENTE