Kirgistan - Uashingtoni Kërkon Vendosjen E Shpejtë Të Sigurisë Në Jug Të Vendit
UASHINGTON , 13 qershor /ATSH-AFP/ - SHBA-ja kërkoi dje t'i jepet fund dhunës ndëretnike dhe të vendoset siguria në jug të Kirgistanit dhe deklaroi mbështetjen e saj në përpjekjet e OKB-së dhe të Evropës për të ndalur dhunën ndëretnike.
"SHBA-ja po vëzhgon nga afër situatën në Kirgistan dhe kërkon një vendosje sa më të shpejtë të paqes dhe sigurisë publike në qytetin Osh dhe atje ku dhuna ndëretnike vazhdon'', deklaroi në një komunikatë departamenti i Shtetit.
''Uashingtoni mbështet përpjekjet koordinuara nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për të ndihmuar në vendosjen e paqes dhe sigurisë si dhe në furnizimin e asistencës humanitare për viktimat në Republikën e Azisë Qendrore'', vijon komunikata.
OSBE-ja u shpreh e gatshme për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Kirgistan./
/ec/